Ishin pjesëmarrëset kosovarë në shfaqjen e talentëve “Ethet e së Premtes Mbrëma”.
Vesal Luma, Rona Nishliu dhe Tutra Kurti, ishin ndër të parat kosovare që me zërat e tyre kishin garuar në një kompeticion siç ishte ky spektakël që udhëhiqej nga Adi Krasta.
Që të trija, kishin arritur të hynin në top dhjetëshen e audicioneve që u mbajtën në plot qytete shqiptare, duke arritur sukses të madh në netët live.
Më vonë, ato të tria kishin realizuar këngën Flakaresh, me të cilën tentonin ta përfasqësonin Shqipërinë në Eurovision përmes festivalit të TVSH-së.
Por këtë nuk ia arritën.
Dhe tani, disa vjet më vonë Vesa Luma ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një fotografi të tri këngëtareve bashkë, disa vjet më parë.
Nga atëherë e sot, ato nuk kanë ndërruar shumë në pamjen e tyre fizike, dhe ende i kemi shumë të pranishme në skenën muzikore.