Para pak ditësh festuan 1 vjetorin e martesës së tyre që u realizua në një dasmë madhështore.
Të bekuar me një djalë, ata kanë një jetë të lumtur bashkëshortore. Të paktën kështu duket në publikimet e rrjeteve sociale, ku çifti paraqitet shpesh bashkë.
Pas disa muajsh, Erxhina, gruaja e Milotit, ka publikuar edhe fotografinë e parë të djalit të cilin e kanë pagëzuar me emrin Priam.
Priam është një fëmijë tepër i ëmbël. Kujt mendoni se i ka ngjarë? /Prive.al