Bad News Eagles përfundojnë garën në turneun më të madh në CS:GO

By

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles kanë përfunduar garën në turneun më të madh në CS:GO, PGL, Atwerp Major.

Bad News Eagles pësuan humbje në dy mapat Inferno dhe Mirage, në “Legends Stage”, ndaj ekipit brazilian Imperial.

Ekipi shqiptar nga tri ndeshjet e para në këtë fazë, pësuan humbje në tri përballjet.

Gjatë ditës së djeshme janë mposhtur në dy ndeshje, me ekipin danez Copenhagen Flames dhe me ekipin më të mirë në botë FaZe.

Bad News Eagles arritën të shkruajnë historinë duke u kualifikuar së pari në turneun më të madh në botë në CS:GO, dhe më pas duke kaluar në fazën “Legends Stage”, ku arritën të përballen me ekipet më të mira në botë. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm