Prive zbulon: Endriti harron Dritën për tu lidhur me… (FOTO)

By

Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endriti, muaj më parë u shndërrua në lajmin kryesor të mediave rozë.

Kjo për shkak të marrëdhënies së tij me Drita Stubllën, lidhje të cilën e para e zbuloi Prive.al.

Por ky relacion duket se nuk pati vazhdimësi pasi dyshja ka kohë që kanë ndarë rrugët e tyre teksa Endriti duket se nuk ka pritur gjatë për të gjetur një të dashur të re.

Sipas disa burimeve të Prive.al mësohet se, Arta Nitaj, aktorja e serialit ‘O sa mirë’ është vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën djalit të presidentit Thaçi.

Dyshja në fjalë ka kohë që e ndjekin njëri tjetrin edhe në rrjete sociale teksa ‘lulet’ si dhurata e preferuar e Endritit tashmë po zënë vend pothuajse në çdo postim të Artës.

Fotografia e fundit e publikuar nga aktorja në InstaStory ku shihet pranë një djali, ngrit edhe më tepër dilemat të cilat na shtyjnë të mendojmë se personi përkrah saj është pikërisht Endriti. /Prive.al/

arta nitaj

Befasuese: Missi i ‘O sa mirë’ zbulon të dashurin? (Foto)

 

Artikuj të ngjashëm