A po largohet nga Shqipëria Arjan Çani?!

By

Arian Çani largohet përfundimisht nga Shqipëria?!

Ky informacion nuk është i vërtetë Një deklaratë e Arjan Çanit bërë në një emision të karakterit politik u shndërrua në lajm të ditës gjatë javës që po lëmë pas.

Si i ftuar për të diskutuar situatën politike në Shqipëri, prezantuesi i ‘Zonë e Lirë’ lëshoi deklaratën bombë të planit për largim nga Shqipëria. ‘Së shpejti nga ky vend do largohem.

Kush nuk e kupton që ky vend po shkon keq e më keq është naiv. Këtu nuk mund të rriten fëmijët’ – citohet të ketë thënë mes tjerash Çani në intervistë. Megjithatë, e vërteta duket të mos jetë siç e ka deklaruar prezantuesi i ‘Zonë e Lirë’.

Prive mëson se shpërngulja nga Shqipëria dhe respektivisht edhe mbyllja e emisionit që ka kaluar tash e një kohë dekadën e parë të transmetimit, nuk janë në plane.

Deklarata që bëri bujë, siç ka arritur të kuptoj Prive nga burime pranë Çanit, ka qenë thjesht prononcim i thënë në gjendje afekti nga mllefi mbi qeverinë e Ramës dhe jo plan i menduar mirë. Ndryshe, Çani njihet si një prej kritikuesve më të ashpër të qeverisë Rama pothuajse që prej fillimit në vitin 2013 duke e reflektuar këtë pikëpamje shpesh edhe në emisionin që drejton.

Artikuj të ngjashëm