Çka bëri Marina ‘fshehurazi’ Getit?!

By

Në mesin e një vlugu të thashethemeve për ndarje, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca dhanë përgjigjen e duhur.

Dyshja që ishin shmangur në paraqitjet publike për javë të tëra, tashmë morën rrugë drejt Austrisë për të shijuar disa ditë pushimesh në një prej resorteve të skijimit.

E gjatë shijimit të tereneve për skijim ku Geti ka shfaqur aftësitë e tij nëkëtë pjesë, Marina e ka xhiruar ‘fshehurazi’.

Videon e tipit ‘paparazzi’ e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale vetë lideri i Babastars i cili ka pranuar një koment pasues nga Marina e cila i ‘ha shpirtin vetes’ për autorësinë e këtij inserti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm