Kunja të forta mes tre prezantuesve shqiptarë

By

Se Ermal Mamaqi nuk i lë gjërat të kalojnë pa vërejtur kjo dihet.

Prezantuesi i ‘Xing’ shpesh në emisionin e tij ndan minutazhë të konsiderueshme për të thumbuar konkurentët e shtëpitë mediatike ku dikur bënte pjesë.

Është e pamundur që të mos përmendet Top Channel apo Digitalb të paktën një herë në një puntatë të tij por tashmë duket se Ermali po përcjell edhe atë që kolegët e tij pëlqejnë në rrjete sociale.

Të targetuarit kësaj rradhe janë dy, Arbana Osmani nga Top Media e Turjan Hyska që drejton ‘Oktapod’ në Vizion Plus. 

Dy prezantuesit e njohur kanë pëlqyer një fotografi në rrjete sociale që programin e TV Klan e krahason me atë të Tirana 2000 (një televizion lokalist, i ndjekur jo pak në fillim të 2000-tave por që njihej për përmbajtjen kontraverse të transmetuar).

Kaq ka mjaftuar që Ermali të mos durohet pa shpërndarë fotografinë në rrjete sociale, pak duke e marrë me shaka e pak duke shpalosur se një gjë e tillë nuk është kapërdirë lehtë nga ai.

‘Mendova se i kisha miq…ata i paskan bërë like… (ishte ora që po transmetohej Xing me Ermalin)’ – ka deklaruar Mamaqi në postimin e tij.

Arbana, me doza të shakasë i ka treguar se ky krahasim duhet marrë si kompliment teksa debati i nxehtë i ka takuar dyshes tjetër – Mamaqi dhe Hyska.

Ky i fundit i ka thënë se nuk e do, teksa me doza të shakasë, replika e Mamaqit ka qenë se do e shohë kur ta ketë të ftuar në studio.

‘Do e bëjmë pa promter emisionin. Pakt?!’ – ka nënvizuar Turjani duke i hedhur një kunjë direkte që sipas të gjitha gjasave aludon në një moderim me sytë nga promteri të Ermalit në ‘Xing’.

Rivaliteti dhe tendenca me ‘bërryla’ për të kapur audiencë në shifra definitivisht s’ka qenë moti më e fortë… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm