Që prej nisjes së lidhjes në fillim të verës së këtij viti, Tuna Sejdi dhe Patris Berisha janë munduar që përgjithësisht ta mbajnë lidhjen vetëm për vete.
U desh të kalojë një kohë e gjatë deri tek shtatzënia dhe pjesëmarrja në festivalin ‘Kënga Magjike’ që të shohim nga dyshja dedikime publike për njëri-tjetrin.
Ishte Patrisi që la shumëkë pa fjalë me vargjet dedikuara Tunës dhe bebit në prag të performancës live në festival dhe duket se ai po vazhdon si i tillë, romantik dhe shumë i dashur.
Në një video të cilën Prive.al e ka siguruar, çifti i ri por prej më të komentuarve në estradën shqiptare shihet në veturë teksa Patrisi gjatë vozitjes gjen kohë që në mënyrë gjentile të puthë dorën e personit të tij të zemrës.
Kjo njëherit është videoja e parë e këtij lloji që na shfaq çiftin në momente më intime, romantike. /Prive.al/