Kjo fotografi e Sarës është e preferuara e DJ PM

By

Që pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ku edhe u nxit shkëndija e parë e romancës, Sara Berisha dhe DJ PM po jetojnë ditët më të bukura të dashurisë.

Atë që na lënë rrjetet sociale të kuptojmë është se çifti që nga dalja kanë qenë të pandashëm.

Së fundmi, Sara Berisha publikoi një fotografi të re në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar se kjo është edhe e preferuara e të dashurit të saj.

Arsyeja për këtë? Fare e thjeshtë – Dj PM e ka shkrepur andaj është e preferuara e tij.

“Foto preferuar e @djpm_ se e ka bere vete…🙄”, shkroi ajo në postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm