Këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj, njëherit e bija e këngëtares tjetër Albërije Hadërgjonaj ka kohë që i është rikthyer statusit ‘Single’.
Ajo po shijon jetën e vetme në këtë aspekt teksa pjesë e jetës së saj janë edhe shumë miq me të cilët ajo nëpër disa fotografi tregohet mjaft e afërt.
Mëngjesi i sotëm tek ne shënon edhe orarin e mbrëmjes në SHBA, e këngëtarja ka vendosur që përmes një transmetimi LIVE në Instagram t’u përgjigjet pyetjeve të shumta të ndjekësve të saj.
Detaj interesant ishte se ajo u pa e shoqëruar me një djalë njëherit miku i saj më i mirë i cili herë pas here inkuadrohej në trasmentimin LIVE. /Prive.al/