Çifti i njohur nga Shqipëria, Ledion Liço dhe trashëgimtarja e Top Medias, Sara Hoxha, ditën e sotme do ta mbajnë mend gjatë.
Ata u bënë prindër të një djali duke kompletuar kështu familjen e ngushtë të tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur media nga Shqipëria Blitz.al bazuar në burime pranë çiftit.
Djali i Sarës dhe Ledionit është komentuar shumë akoma pa lindur me dhuratat luksoze dhe festat të organizuara për të. /Prive.al/