Sukseset e shumta tek shqiptarët duket se ka marrë përsipër që t’i vazhojë këngëtarja nga Shqipëria, Enca.
Pas Era Istrefit është pikërisht ajo këngëtarja tjetër e cila falë sukseseve në trojet shqiptare arriti të nënshkruaj kontratë me njërën prej kompanive më të njohura në botë.
Bëhet fjalë për ‘Universal Music Group’ me të cilët këngëtarja ka firmosur kontratën e re e që njëherit shënon hapin më të madh në karrierën e saj.
Duket se suksesi i këngës ‘Bowdown’ në bashkëpunim me Noizyn ishte çelësi kryesor për një sukses të tillë teksa lajmin e bëri të ditur pikërisht reperi i grupit OTR i cili tregoi se po ndihet mjaft krenar me arritjen e saj. /Prive.al/
Ky është edhe postimi i plotë i tij në Instagram:
“@encahaxhia apo e firmosur nga Universal Music ndihem teper krenar per arritjen tone si grup, mos harroni Ky eshte vetem Fillimi Ka dhe plot supriza tjera, me Pune dhe sakrifice arriet gjithcka,#OTRweMakeHistory #BowDown”