Takim mjaft i ngrohtë mes Behgjet Pacollit dhe yllit të kombëtares sonë të futbollit! (FOTO)

By

Sukseset e shumta të shqiptarëve nëpër botë tashmë janë kthyer në ‘normalitet’ dhe diçka mjaft të zakonshme për ne teksa gjëra të tilla më nuk përbëjnë edhe lajm.

Futbolli është një prej fushave që së fundmi ka marrë një zhvillim mjaft të veçantë e futbollist shqiptarë mjaft të suksesshëm janë të shumtë në numër.

Në këtë listë hynë edhe sulmuesi i kombëtares Shkëlzen Gashi i cili po mahnitë të gjithë tashmë edhe përtej oqeanit atlantik me talentin e tij.

Periudha e krishtlindjeve tashmë me përfundimin e sezonit futbollistik në SHBA e gjenë atë në vendlindje teksa vizitat në vendet më të njohura nuk mund të mungojnë për të.

E pikërisht në njërën prej vizitave të tij ai hasi në një takim mjaft të ngrohtë me ish Presidentin e Kosovës, zotri Behgjet Pacollin.

Dyshja të entuziazmuar me këtë takim përmes profileve përkatëse publikuan një fotografi të cilën e relizuan sot. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm