Roberti me video mesazh surprizë për Nora Istrefin!

By

Me vite ishin ndër çiftet më të komentuara të shoëbizit shqiptar, ku kulmi i popullaritetit ishte në momentin e martesës së Norës dhe Robertit e pastaj edhe të bërit prindër, duke bërë që çdo lëvizje e tyre të komentohej.

Tashmë ata janë të ndarë, por raporti që kanë mes vete duket mëse korrekt e duke dhënë maksimumin për vajzën e tyre, Renee.

Pas pushimeve që kishin në Bansko të Bullgarisë, për të cilat Roberti tregoi një javë më parë në Prive, ka një tjetër lëvizje.

Nora Istrefi është e ftuara e radhës në programin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”, ku janë përgatitur disa surpriza.

Nga video promovuese e programit të kësaj të shtune, shihet se një nga mesazhet drejtuar Norës është nga ish-bashkëshorti i saj Robert Berisha.

Se çfarë i ka thënë Roberti – Norës nuk dihet akoma, meqenëse emisioni do të transmetohet nesër në mbrëmje./Prive.al

Artikuj të ngjashëm