Stresi çelë zemrën: Me fjalë të mëdha për personin e tij të zemrës (FOTO)

By

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur nga publiku si Stresi përveç se një artist ‘rebel’ është edhe një djal me një zemër mjaft të madhe.

E sigurisht në zemrën e tij personat e veçantë zënë një vend mjaft të madh e në këtë grupacion sigurisht që hyn edhe mamaja e tij me të cilën artisti ka një relacion mjaft të fortë.

Dashurinë e madhe për të Stresi e ka shprehur në çdo kohë e tashmë që përkoi të jetë edhe ditëlindja e saj një urim i mrekullueshëm nga ana e reperit sigurisht që nuk do të mungonte.

Këto ishin fjalët e reperit të shkruara në Instagram për personin e tij të zemrës:“Mam , nuk di si ta shpreh me fjale as me shkrim ate qe dua te te them ! Unë e di qe nuk jam djali më i mirë në bote . Te kam zemëruar, te kam bërë me dhimbje koke e lene pa gjume..Ti me prite po njesoj gjithmone pa gjume! Ke qenë gjithmonë krenare për mua, te kane gëzuar sukseset e mia dhe dështimet e mia i ke pranuar po njesoj . Me ke shtyrë gjithmonë për të ndjekur ëndrrat e mia, për të kapërcyer pengesat. Ke patur gjithmonë besim në mua, edhe në momentet kur une nuk besoja me në veten time.Ti ishe mbeshtetesja ime , shkëmbi im. Je personi i parë qe rend ti jap lajmin e mirë, askush me shume se ti nuk gezon per mua ! Etalon i miresise e dashurise edhe 100 te tjera prane nesh ! Bota ime gezuar ditelindjen! Per Gjith Boten Je Thjesht Nje Nene Per Mua Je Bota ime Mam”  /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm