Se tatuazhet janë shndërruar në një trend të padiskutueshëm tek fytyrat tona publike kjo nuk do asnjë koment.
Shumë prej tyre tashmë posedojnë jo vetëm nga një por pothuajse e kanë pikturuar një pjesë mjaft të konsiderueshme të trupit.
E pa tatuazh nuk ka shpëtuar as këngëtarja e njohur e cila ka vite që mbart disa të tillë në trupin e saj por vetëm së fundmi ka vendosur të na tregojë për kuptimin e tij.
Në një postim të bërë në Instagram këngëtarja falënderon zotin për gjitha të mirat edhe të këqiat e kësaj bote duke treguar se e do jetën ashtu siç është me gjithë vështërsitë e saja teksa në fund të postimit tregoi se tatuazhi në dorën e saj nënkupton do të thotë ‘Zot ti më do’.
Këngëtarja kështu zbuloi një prej enigmave të jetës së saj duke bërë kështu që kuptimi i atij tatuazhi të dihet edhe më gjërësisht. /Prive.al/