Konfirmohen thashethemet e vjetra, “Avatar 2” po vjen

By

Titulli i ri i Avatar 2 zbulohet nga Disney në CinemaCon, duke konfirmuar thashethemet e vjetra për titullin.

Avatar është filmi i krijuar nga regjisori James Cameron, i cili aktualisht është filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.

I publikuar në vitin 2009, filmi i parë në serinë në rritje ka fituar deri më tani 2.8 miliardë dollarë në mbarë botën. Suksesi i filmit e shtyu Cameron të vazhdojë ekskluzivitetin, duke përcaktuar katër vazhdime që do të publikohen gjatë viteve duke filluar nga viti 2022.

Seria e filmave luajnë Sam Worthington, Zoe Saldaña, Sigourney Weaver, Giovani Ribisi, Joel David Moore dhe Stephen Lang. me të sapoardhurit në vazhdim, duke përfshirë Kate Winslet të Titanic, Michelle Yeoh, Jemaine Clement, Edie Falco, CCH Pounder dhe Oona Chaplin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm