Mbrëmja që lamë pas ishte tejet e veçantë për këngëtaren Leonora Jakupi e cila është deklaruar vetë në këtë formë përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka marrë pjesë në një event të madh me mbi 3000 shqiptarë në Chicago bashkë me legjendën Sabri Fejzullahu dhe Shkumbin Ismailin.
Gjithçka është organizuar për nder të 28 Nëntorit nga asambleisti i vetëm shqiptar në New York, Mark Gjonaj, i rikthyer përtej Atlantikut vetëm pak ditë pas pjesëmarrjes në Samitin e Diasporës.
Në një fotografi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, Leonora e veshur me një fustan të kuq definitivisht shkëlqen përkrah asambleistit shqiptaro-amerikan teksa komplimentet e marra kanë qenë të shumta. /Prive.al