Dhuratë për të gjitha nënat: Noizy publikon “Mbretëreshë” (VIDEO)

By

Noizy ka me dhjetëra këngë për dashurinë, famën, paratë  e pushtetin, por asnjëherë nuk i ka kënduar nënës së tij.

Mirëpo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ai ka lansuar me klip këngën e tij  më të re të cilën ia dedikon së ëmës.

Reperi ka lansuar këngën “Mbretëresha”, në vargjet e së cilës e çon lart figurën e nënës, e ka epitetet më vlerësuese për nënën e tij.

“Mbreteresha Ime.. Te Dua nene malli sa mka marr. Gezuar 8 Marsin gjithë nenat”, ka qenë urimi i tij në Instagram, krahas publikimit të një inserti nga kënga. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm