PREMIERË: Majki i jep “Fund” pritjes

By

Këngëtari nga Babastars, Majk sapo ka publikuar projektin e ri të titulluar ‘Fund’.

Pas disa këngëve ritmike artisti zgjedh të sprovojë veten edhe në baladë duke na treguar edhe njëherë për talentin e madh që posedon.

Kënga është punuar nga Bo Beatz teksa është inçizuar dhe miksuar në studion e Cricket Beats.

Projekti është pajisur edhe me videoklip për të cilin është përkujdesur produksioni Entermedia.

Për dallim nga herat tjera Majki vjen tejet elegant në dukje duke u përkujdesur për çdo detaj derisa Prive.al ju sjell premierë produktin e ri.

Artikuj të ngjashëm