Ditë më parë reperi i njohur Capital T përmes profilit të tij në Instagram bëri të ditur datën e lansimnit të prurjes së re por pa dhënë detaje për titullin apo edhe se kush e punoi këngën.
Tashmë kur ka mbetur vetëm edhe 1 javë deri tek publikimi i projektit artisti na njofton edhe me titullin e këngës i cili do të jetë “100”.
Mixey është edhe producenti i cili është përkujdesur për këngën ndërsa për tekstin si gjithmonë vetë Kapo.
Produkti do të jetë edhe me videoklip teksa numërimi prapa veç se ka filluar. /Prive.al/