Missy Elliot njofton turneun e saj, pjesë e tij edhe Ciara, Busta Rhymes e Timbaland

By

Reperja Missy Elliott është gati të realizojë turneun e saj të parë kryesor të titulluar “Out Of This World –  The Missy Elliott Experience”.

Turneu do të nis më 4 korrik dhe do të mbahet në gjithsej 24 qytete, përfshirë Los Angeles, Atlanta dhe Brooklyn – i njëjti do të përfundojë më 22 gusht .

Bashkëpunëtori dhe partneri i saj për një kohë të gjatë, Timbaland, do t’i bashkohet asaj në turne, së bashku me Busta Rhymes dhe Ciaran.

“Kjo është një kohë e pabesueshme në jetën time. Duke qenë artistja e parë e Hip Hop-it që u fut në ‘Hall of Fame Rock & Roll’ dhe tani do të dal në turneun tim të parë”, tha Elliott thuhet në një deklaratë.

“Fansat më kanë kërkuar të bëj turne përgjithmonë, por doja të prisja derisa të ndjeja se ishte koha e duhur, sepse e dija nëse do ta bëja ndonjëherë, duhej ta bëja shumë, dhe duhej ta bëja me familjen! Pra, bëhuni gati për t’u larguar nga kjo botë me mua, Busta Rhymes, Ciara dhe Timbaland! Mezi presim ta ndajmë këtë përvojë me fansat”, ka shtuar ajo.

Live Nation po prodhon turneun së bashku me menaxheren e vjetër të Elliott, Mona Scott-Young.

Regjisori i videove muzikore, fitues i Grammy-t, Dave Meyers, stilisti i famshëm i famshëm, June Ambrose dhe drejtori kreativ Hi-Hat, punuan gjithashtu në turne.

Artikuj të ngjashëm