Alma Bektashi pas pesë muajsh shfaqet me hundën e re! (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur, Alma Bektashi pothuajse përgjatë gjithë verës zuri vend në media me thashethemet për intervenim kirurgjikal në hundë.

Fillimisht, nga mediat në Shqipëri, një gjë e tillë u raportua në fund të Qershorit, teksa raportime të ngjajshme pati edhe në fillim të muajit Tetor.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Bektashi ‘heshti’ qoftë në reagime por edhe publikim të fotove.

Këngëtarja, deri sot, foton e fundit e kishte në fillim të muajit Qershor teksa edhe mungesa në sezonin e ri të ‘The Voice’ pamundësoi ‘verifikimin vizual’ për intervenimin e mundshëm në hundë.

Akulli është thyer para pak minutash nga këngëtarja që ka publikuar një foto nga një sallon ondulimi ku realisht, vërehet qartë se ka ndërhyrë në hundë.

Ndonëse Alma ka vendosur në spikamë ngjyrën e re të flokëve, ka qenë pamja e re në fytyrë ajo që ka rënë në sy. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm