E MREKULLUESHME: Korab Shaqiri zgjohet pranë të birit, mëngjesi më i ëmbël! (VIDEO)

By

Kush është bërë prind tashmë do e ketë kuptuar se çfarë ndjenje të përçohet kur i ke fëmijët pranë.

Sidomos, kur në mëngjes zgjohesh pranë fytyrave të tyre engjëllore.

Po kaq i bekuar e me fat është edhe këngëtari Korab Shaqiri, që nuk ka shumë kohë që është bërë baba dhe po e shijon këtë fazë të jetës, sa i biri i tij është ende një vogëlush i parezistueshëm.

Mëngjesi i së mërkurës për të ka nisur me plot dashuri, përderisa Alte, i biri i tij i ka shkuar pranë duke e përqafuar.

Momentin e mrekullueshëm, Korabi e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, duke ndarë me ta edhe një copëz lumturie. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm