Rrjedh në internet kënga e re e Noizyt (VIDEO)

By

Reperi nga Shqipëria, Noizy me punët në projektin e fundit dëshmoi sërishs se është në një tjetër nivel.

Pas sukseseve në varg me këngë që tejkalonin milionët e parë të shikimeve brenda pak ditësh, tashmë me motin më të ftohtë që po vie, ai ka vendosur të sjellë një tjetër këngë, kësaj rradhe më romantike.

Për realizimin e videoklipit, Noizy zgjodhi modelen e famshme në Instagram, Jenna Jenovich si figurante në klipin e ‘A të kujtohet’ që pritet të publikohet brenda pak ditësh.

Megjithatë, tashmë fansat mund të kenë një ide për krijimin muzikor.

Kjo për faktin se ‘A të kujtohet’ tashmë ka rrjedhur në internet, në disa versione, përfshirë edhe një që tejkalon gjatësine prej një minuti.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që këngët e reperit rrjedhin ilegalisht paraprakisht në internet.

Falë interesimit të madh për ‘Boë down’, kënga qarkullonte paraprakisht disa javë më herët në faqe të ndryshme. /PRIVE.AL/

https://www.youtube.com/watch?v=wyjN90poLt0

Artikuj të ngjashëm