Kolegu i zbulon sekretin Dafinës: ‘Diçka shumë emocionuese…’

By

Me suksesin e bujshëm të Era Istrefit nëpër botë si asnjëherë më parë, synimet dhe apetitet për debutim ndërkombëtar u shtuan me të madhe në mesin e artistëve shqiptarë.

Ndër emrat më kryesorë që spikat me tentativat e saj tash e një kohë është edhe Dafina Zeqiri e cila duket se më në fund po finalizon disa prej punëve me të cilat po merret gjatë.

Këngëtarja duket se është në prag të kompletizimit të projektit të parë për sferën ndërkombëtare me të gjitha aspektet përfshirë muzikën dhe videoklipin.

Ka qenë këngëtari shqiptar që jeton në Suedi ai që ka zbuluar pak nga kjo pjesë përmes një postimi ku shfaqet me Dafinën.

‘Dicka shumë emocionuese po ndodh për Dafina Zeqirin dhe mua më rastisi të jem atje dhe ta dëshmoj të gjithën në Los Angeles. Shumë krenar me ty’ – ka qenë mbishkrimi në fotografinë e përbashkët i cili ka shtuar dëshirën e fansave për të parë sa më shpejt që është e mundur punën kolosale të këngëtares së njohur përtej oqeanit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm