Sondazh: Cili është banori juaj i preferuar në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova?

By

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, dhe menjëherë banorët e këtij edicioni janë bërë kryefjalë e shoqërisë shqiptare, të cilët e ndjekin me interes këtë edicion të dytë.

Që nga fillimi i tij, shfaqja jo vetëm që ka mbledhur një bazë të dedikuar fansash, por ka depërtuar edhe në strukturën e shoqërisë sonë.

Dy netët e para ‘Prime’ kanë arritur të thyejnë rekord shikueshmërie, duke siguruar një fluks gjigant ndjekësish dhe miliona shikime nga ndjekësit të cilët tashmë janë të apasionuar nga banorët e preferuar të tyre.

Shfaqja ofron një përvojë të përbashkët që bashkon anëtarët e familjes të të gjitha moshave. Me kastin e saj të larmishëm të garuesve dhe dramën e përditshme, Big Brother shërben si temë bisede në mbledhjet familjare.

Plot 20 konkurentë VIP janë futur në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për të sfiduar veten drejt çmimit të madh.

Prandaj, duke pasur parasysh fluksin e madh që ka marrë ky edicion që në ditët e para të tij, Prive.al ka realizuar një sondazh për të pyetur ju lexues të dashur se cili është banori apo banorja juaj e preferuar deri ditën e sotme.

Klikoni për të preferuarin tuaj në sondazhin e mëposhtëm!

Kush është banori i preferuar për ju në këtë fillim të BBVK 2?

Shiko Rezultatet

Artikuj të ngjashëm