Projekti i saj i fundit “Na e dina” padyshim që ishte njëra prej këngëve më të dëgjuara gjatë këtij sezoni veror.
Por kjo nuk është kënga e vetme e saj që kapi këtë sukses pasi që Samanta jo shumë shpesh vjen me projekte të reja por kur e bën këtë gjë ajo sigurohet që produkti i saj të mbetet në treg për një kohë të gjatë.
E duket se koha për projektin e ri tashmë ka ardhur dhe këngëtarja pas përfundimit të këngës ka filluar tashmë me xhirimet e videoklipit ku vulën për këto të dyja e mban kompania Max Production e cila njëherit e ka nën menaxhim artisten.
Se a do të jetë edhe kjo një këngë që do të shënojë suksesin sikurse prodhimet e mëhershme kjo do të kuptohet me kohë. /Prive.al/