Andrra ka diçka për të thënë për një kolege të Sinanit

By

Marrëdhëniet në çift shpesh karakterizohen me xhelozi të pavend por kjo duket se në asnjë moment nuk vlen për Sinan Hoxhën dhe Andrra Destanin.

Bashkëshortja e këngëtarit është treguar tejet mirëkuptuese për profesionin duke pasur relacion të shkëlqyer edhe me shumë kolege të Sinanin.

Por, me një prej tyre, lidhja është më e veçantë dhe më e fortë.

Fjala është për këngëtaren Vjollca Haxhiu që ka një repertor të pasur me bashkëpunime të realizuara me Sinanin e që për familjen Hoxha është ekuivalente me një anëtare të familjes.

Këtë fakt, Andrra e ka vulosur sërish përmes një postimi në Instagram ku shfaqet përkrah Vjollcës nën mbishkrimin: ‘Me hallen e Ansit, me Personin me te mire nket Botë. Te duam shum @vjollcahaxhiuu‘. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm