E dashura e Dardan Berishës zbulon sekretin e ‘fshehur’ për vite të tëra

By

Kritikohen shumë në rrjete sociale por motrat Kardashian/Jenner janë shndërruar në pikë reference.

Tendenca vërehet edhe tek fytyrat tona publike që ndjekin trendet në grim, stil e flokë në sinkron me to, por pak kush do kishte besuar që një ‘sekret’ i zbuluar nga e vogla Kylie, do inspironte edhe dikë në trojet shqipfolëse.

Bukuroshja zbuloi pak ditë më parë se komplet pa grim ajo posedon pika në fytyrë të cilat vihen në pah sidomos gjatë verës në kontakt me diellin.

E kjo ka ‘trimëruar’ edhe të dashurën e basketbollistit Dardan Berisha, Florentën që ka postuar një foto komplet natyrale, me të njejtat shenja në fytyrë sikurse Kylie Jenner.

‘Freckles. Masi edhe Kylie i zbuloj’ – ka shkruar ajo në foton që është pasuar me shumë komplimente në rrjete sociale nga ndjekësit që kanë pëlqyer pamjen natyrale të Florentës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm