Ajo është një prej këngëtareve më të suksesshme në diskografinë muzikore shqiptare por me rrjete sociale nuk ia ka dalë të rehatohet asnjëherë.
Në plot raste, këngët dhe videoklipet e Dafina Zeqirit janë fshirë nga Youtube dhe nuk kanë munguar as thyerjet e profileve në rrjete sociale.
Në vazhdën e një ‘spastrimi’ në Instagram ku tashmë këngëtarja ka lënë fare pak foto, një tjetër mungesë është vërejtur nga fansat.
Tash e një kohë, ‘Shumë qef’ nuk gjendet në kanalin zyrtar të Dafinës teksa nuk dihet se a bëhet fjalë për çështje të problemeve autoriale apo thjesht ajo ka vendosur ta fshij këtë videoklip.
Varianti i dytë do çudiste pak pasiqë në ‘Shumë qef’, Dafina spikat me format e saj bombastike dhe shumë seksi. /Prive.al/