Kështu këndon Baby G live (VIDEO)

By

Këngëtarja e re e skenës vendore Baby G e cila njëherit është  edhe një  nga vajzat e labelit On records, me debutimin e saj në  bashkëpunimin me reperin Getinjo arriti të  grumbullojë  një  numër të  madh të  fansave.

Fama e saj u arrit shumë  lehtë  falë  bashkëpunimit dhe atraktivitetit të  këngëtares, ndërsa ajo po vazhdon të  jetë  shumë  aktive sa i përket intervistave dhe emisioneve në  të  cilat po ftohet vazhdimisht.

Ajo mbrëmë  ishte e ftuar në  emisionin “Natën” me Fatmir Spahiun ku veq tjerash u pyet edhe të  këndojë  live dhe ajo pahezitim interpretoi një  pjësë  të  një  kënge të  saj të  preferuar.

Ajo ka ndarë  këtë  sekuencë  në  llogarinë e saj në  instagram ku krahas videos ka shkruajtur

“Në se kërkoni nga unë  të  kendoj, unë  do të  kendoj, në se kërkoni të  vallëzoj un do vallëzoj, nëse kërkoni të  aktroj un do të  aktroj! Dhe e dini pse sepse nuk hezitoj të  tregoj çka kam. Beso më  shumë  në  atë  që  bën dhe duaje atë  që  bën”. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm