Kur e rrezikoi veten Goldi për Noizyn ?!

By

Reperi Gold AG i ftuar sot në emisionin Wazzup, sqaroi thashethemet pas shpërthimit të projektit të fundit ‘Pa Hile’.

Siç kishte deklaruar edhe për Prive.al, ai konfirmoi se kënga nuk është diss për askë.

Teksti është reflektim i ngjarjes që i ka ndodhur me një mik të ngushtë, nga i cili është lënduar shumë marrë shkas nga fakti se për të (Noizyn), Goldi deklaroi se e ka rrezikuar edhe veten.

‘Kom rreziku veten kur ka ardhur në Prishtinë, edhe apet me dit që munet me i ndodh diçka e keqe edhe pse ka ndodh kjo mosmarrëveshje, apet e kisha bo për to, veq për hatër që osht i Shqipnisë, kurgjo ma shumë’ – deklaroi Goldi në Wazzup të Klan Kosova.

‘Kur ka ardh në Kosovë, si vlla e kom pas, vlla i kom thon, ama vllau kur ta bon ni sen që se pret’.

Goldi është shprehur i indinjuar që Noizy as nuk ka demantuar e as nuk i ka shkruar atij pas raportimeve në media për dedikim në ‘Ju njoh mir’ kur Noizy me kunja, flet për repin popullor.

‘Gjithmonë prekna prej dikujt që e respektoj’ – shtoi reperi. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm