Po Duda, si i ka relacionet me OTR ?!

By

Se mes Noizyt dhe Gold AG, gjërat më nuk janë si dikur u kuptua nga ‘Ju njoh mir’ e ‘Pa hile’ dhe deklaratave të Arianit dhënë sot në Wazzup.

Paralelisht me preshevarin, u përfol se edhe Duda nga Gjilani i ka prishur punët me Rigelsin.

Miqtë e dikurshëm nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale teksa nuk kanë përkrahur as projektet respektive të sjellura së fundmi.

Por, një zhvillim interesant është shënuar nga Varrosi, një prej anëtarëve të labelit OTR.

Ai ka postuar një imazh me Dudën me të cilin ka dashur të sqaroj se cili është relacioni aktual.

Per Krejt fancat qe mlodhen tu mbo pytje IS ALL LOVE OTR&GG Familje modhe per gjithmon’ – është shprehur ai në imazhin e postuar.

Varrosi, ndryshe nga Noizy, është një prej emrave të OTR që ndiqet akoma në rrjete sociale nga Duda teksa nuk dihet se çfarë prapavije ka ky postim.

Ajo që dihet sigurt është se vështirë besohet që një prej anëtarëve të labelit OTR të jetë në linjë të ndryshme nga lideri, Noizy. /PRIVE.al/

 

Artikuj të ngjashëm