Kush është fituesi i The Voice of Albania ?

By

Javë pas jave përcollëm përformanca të mrekullueshme të këngëtarëve të rinjë pjesmarrës në edicionin e pestë të The Voice of Albania.

Pjesmarrës nga të gjitha trevat u futën në edicione të fshehta, disa u zgjodhën, të tjerë u diskualifikuan dhe kështu fazë pas faze arriti finalja me dy finalistët nga Shqipëria, të dy kështu të perzgjedhurit e Sidrit Bejlerit njëherit më të votuarit nga publiku.

Tiri Gjoci dhe Lorenc Hasrama, dy zëra mjaft të fuqishëm dhe me një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e muzikës sa për të arritur kështu në finale dhe për të zhvilluar një garë shume të ashpër mes vete.

Lorenci është vokalist në rok grupin e tij muzikorë me emrin “Turtles” me të cilin para se të vinte në The Voice performonte live në klubet dhe baret e Tiranës.

Derisa Tirin e njohim për një prezencë më të madhe në skenë dhe kjo falë bashkëpunimeve duke vequar kështu atë me artistin e  ndjerë Dr.Florin.

Por sonte në natën finale, me votat e publikut dhe falë performacave të tij të mrekullueshme javë pas jave,  është Tiri ai që u shpall fitues i edicionit të pestë të spektaklit më të madh muzikor në Shqipëri,/PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm