Reperi i njohur po bëhet baba për herë të parë

By

Soulja Boy është gati të bëhet baba.

Me anë të një postimi në Instagram, reperi i “Rick and Morty” njoftoi botën se është në pritje të një fëmije me partneren e tij, përmes pamjeve nga festa e tij për zbulimin e gjinisë.

Në video, SB dhe partnerja e tij shtatzënë, e cila thuhet se është një stiliste e famshme në Los Anxhelos, janë të rrethuar nga miqtë dhe dy persona të veshur me kostume të mëdha foshnjash në oborrin e shtëpisë së një pallati.

Në festë u zbulua se çifti po presin një djalë.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm