Kur bëhet fjalë për gjoba, Kim Kardashian e vërteton se nuk ka rëndësi se kush je, po i shkele ato, do gjobitesh.
44-vjeçarja u ndalua nga një polic teksa po udhëtonte në rrugën PCH (Pacific Coast Highway) në mjetin e saj futuristik, pasi xhamat e saj të përparmë ishin shumë të errët për rregulloret e automjeteve në Kaliforni.
Sipas burimeve, Kim “qëndroi e qetë” gjatë ndalimit, edhe pasi mori një gjobë për t’u rregulluar. Ky lloj paralajmërimi i mundëson të shmangë një gjobë më të madhe nëse korrigjon xhamat dhe paraqitet në stacionin e policisë për të provuar rregullimin”.
Nuk është hera e parë që Kim përballet me probleme për xhamat e errët. Në vitin 2013, ajo mori një paralajmërim për të njëjtin problem në një automjet tjetër ndërsa po udhëtonte në Calabasas.