Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oscar, një pjesë e kastit të ‘Shok’ u rikthyen në Prishtinë brenda pak ditësh.
Mirëpo skenaristi dhe regjisori Jamie Donoughue, producenti dhe Aktori Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott vazhduan qëndrimin e tyre për gjashtë javë të plota ku promovuan filmin dhe shtetin e Kosovës përtej oqeanit.
Treshja sot mbërrin në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës në ora 13:50 ku është paraparë një konferencë shtypi dhe pas konferencës ekipi i filmit do të udhëtoj në Prekaz për një vizitë në kompleksin memorial.
Shqipet po kthehen në shtëpi! I mirëpresim. /Prive.al/