A është kjo kënga e re e Majkit ?! (VIDEO)

By

Pas dy super sukseseve me “S’jena mo” dhe “Dashni”, duket se ka ardhur koha për goditjen e radhës nga Majki.

Ky i fundit në studio po punon intenzivisht në projektet e reja dhe duket se kësaj radhe ai nuk është përmbajtur duke ndarë pak sekonda nga një krijim i pa dëgjuar muzikor.

“S’munesh mem prek” me gjasë është titulli i këtij projekti që nuk dihet nëse do jetë i radhës nga Majki apo thjesht hyn në dhjetëra demo në të cilat ai ka shkrirë talentin e tij.

Por, një gjë duket se është e sigurtë. Dy hitet paraprake po i lënë rrugën këngëve ritmike. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm