Noizy e quan Getin Konchita! (VIDEO)

By

Tensionet në skenën shqiptare të hip hopit mes artistëve dhe label-ave të ndryshëm kanë qenë gjithmonë prezente.

Por pas një periudhe relativisht të qetë, ato me gjasë janë rikthyer sërish pas një ashpërsimi të gjuhës.

Mbrëmë në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, reperi nga Shqipëria Noizy e ka ofenduar Getoar Selimin nga Babastars.

Kur Noizy tha se po formon labelin e parë në shqiptari me letra, Turi i tha janë edhe Babastars. ‘Jo nuk i njoh’ – tha Noizy teksa kur Turi tha ‘Është Getoari, i dashuri i Marinës’, Noizy iu përgjigj ‘Ai me mjekërr, që ka fitu Eurovisionin ?!’ duke pasuar qeshura në studio. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm