‘Bonbon’ i Erës përkrah super hiteve botërore

By

Nënshkrimi që Era Istrefi bëri për karrierë ndërkombëtare pati një pasojë krejtësisht anësore.

Kënga ‘Bonbon’ tashmë nuk gjendet në kanalin zyrtar të kompanisë Nesër por është zhvendosur tek Ultra Music, kompani në të cilën tashmë ajo bën pjesë.

Fakti se mund t’i ketë 30 milionë shikime të shkuara huq është totalisht i papërfillshëm kur shihet se në çfarë kanali gjendet ‘Bonbon’ tani.

Në Ultra Music gjenden hite si ‘Cheerleader’ nga OMI, këngë më të vjetra nga Inna, Chris Brown, Pitbull e David Guetta.

Ultra Music është një label i formuar në New York në vitin 1995, që me 23 Janar 2013 ‘u shkri’ në Sony Music në një marrëveshje që solli gjithë artistët e Ultra me të drejta nga Sony si shkëmbim i investimit të kësaj të fundit në Ultra Music. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm