Shpërthimi artistik i Dua Lipës: Publikohet kënga e re

By

Dua Lipa, ylli botëror në ngjitje sapo ka publikuar këngën e saj më të re ‘Last Dance’.

Ky single, i treti në radhë pas ‘New Love’ dhe ‘Be the One’ e sjell Duan pak më ndryshe pasiqë këngëtarja ka eksperimentuar në ujëra më ritmikë por çdo herë duke qenë brenda identitetit të saj artistik.

Mediat e huaja kanë folur në superlativa për krijimin e ri muzikor të yllit me origjinë nga Prishtina duke e konsideruar atë si magjik.

Vetë Dua ka treguar se tekstin e ka shkruar me Talay Riley gjatë qëndrimit në Toronto. ‘Isha e lodhur dhe e mallëngjyer për shtëpinë. Ishte një moment i sinqertë për mua ku shkruajta se si ndihesha. Sa herë e dëgjoj këtë këngë kthehem po tek ai moment. Është një lloj magjie’ – ka thënë Dua.  /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm