Mitoman, i etur për famë, artist fallco i çmendur pas rrejteve sociale, Edlir Reka mund të jetë çfarë të dojë. Por talenti i tij i sigurtë është ai i një mashtruesi virtuoz.
Dhe e arriti këtë duke futur në kurth dy emisionet e pasdites “Ftesë në 5” dhe “Pasdite me Rudinën” duke u hequr si një piktor me famë botërore, që kishte ekspozuar nga Moska në Berlin dhe verprat e të cilit ruheshin në muzetë më të mëdha ndërkombëtare, si ai i artit modern në Moskë.
![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2019/01/49858474_327238767886872_2265908944913360561_n.jpg)
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2019/01/bieta.jpg)
Dhe cila është e bukura?
Gënjeshtrat skandaloze me kopjime të veprave të autorëve të huaj që gjendeshin në Instagramin e tij, i’u servirën publikut nga Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari si suksese të një artisti të shquar me famë botërore.
Pa asnjë verifikim, pa asnjë filtër, pas asnjë çertifikim specialisti, mashtruesi i ri kaloi për gjeni ne emisionet e pasdites, ashtu siç ndodh gjithnjë, kur gazetarinë marrin përsipër ta bëjnë velinat.
Por, pasi kishte dalë në Top Channel, Edlir Reka u bë vip dhe e provoi fatin edhe tek Rudina Magjistari, shkruan lapsi.al. Aty mesazhet shpërthyen dhe u kuptua se “vepra e tij” e ekspozuar në Moskë ishte një mashtrim me fotoshop origjinali i të cilit i përkiste një piktori kanadez (poshte origjinali).
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2019/01/Capture-15.jpg)
Rudina Magjistari pasi plasi skandali reagoi ashpër në rrjetet sociale: “Po ta dija që ishe një mashtrues nuk do të shkelje në emisionin tim” shkruajti ajo.
![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2019/01/2154b747-aa75-459f-bb12-92dde2aa9ea5.jpg)
Por, këtë të hënë Edlir Reka shkeli sërish tek “Rudina”.
Magjistari, që me sa duket nuk ka absorbuar aq shije në pikturë sa ç’imagjinon publiku, e ftoi për t’u “hakmarrë” dhe Edlir Reka që me sa duket e ka më të rënësishme dritën e projektorëve sesa turpërimin publik, shkoi për të bërë show-n e tij të fundit.
Ai u vu përpara një kronike që zbërthente të gjitha mashtrimet e tij si artist i madh në Instagram dhe në dy televizionet kombëtare, pastaj këkoi të falje dhe u detyrua të dëgjojë në fund moralin e Rudinës se “gënjeshta i ka këmbet e shkurtëra”.
Në fakt, ato që duhet të kërkonin falje imagjinohej të ishin Bieta dhe Rudina. Sepse 20 vjeçari Edlir Reka, si një gjeni i kurthit, kishte arritur t’i bënte gazin e botës. Ai nuk kishte nevojë për moral, por për famë.
Ndërsa llogarinë morale para publikut duhet ta japinn ato prezantuese që zbulojnë “talente të rralla”, vetëm për të mbushur orët e programit të tyre.