Ekspertët kanë thënë se në muajin prill mund të prisni që nxehtësia në jetën tuaj të dashurisë të kthehet.
Sipas tyre, në thelb ky është një muaj i seksit për, siç janë shprehur ata, të gjitha shenjat e horoskopit.
Ata kanë thënë se muaji prill është muaj i argëtimit dhe e konsiderojnë atë si të tillë që i jep kuptim të ri jetës suaj, sidomos asaj seksuale, shkruan Women’sHealth, transmeton Klankosova.tv.
“Ekziston një nxitje vërtet e fortë për të ecur përpara dhe për të vazhduar me të”, janë shprehur ata.
Sipas tyre, ia vlenë që në këtë periudhë, nëse nuk e keni gjetur akoma, ta gjeni dashurinë apo partnerin tuaj.
Por, ata sugjerojnë që edhe t’i bashkoheni aplikacioneve të takimeve, apo thjeshtë të përdorni një lodër seksi.