Ronela Hajati mbylli 2015-tën me klipin ‘A don si kjo’ pas një vitin jo shumë të mirë. Në intervistë për Prive këngëtarja tregon për problemet që pati me produksionin që kishte kontratë.
Kënga ‘Tiger’ që u paralajmërua u anulua nga produksioni por Hajati nuk e mohon publikimin e versionit audio në të ardhmen.
Ndërkaq ka treguar se do të publikoj pas pak muajsh klipin e ri që do të jetë e lidhur me ‘Malagata’ por ndryshe nga skena e puthjes në spotin e parë, i dytë do të jeti më dramatik e tragjik e do të përmbaj skena përdhunimi.
Ronela ka komentuar edhe shkrimet në shtypin e huaj për panikun në Tiranë që ka shkaktuar duke thënë se nuk i pëlqen promocioni i keq.