Beatrix Ramosaj feston sot ditëlindjen.
Këngëtarja e njohur shqiptare mbushi 28 vjet.
Me këtë rast, ajo ka publikuar pas mesnate këngën e re e cila quhet “Vonë” dhe u mirëprit nga adhuruesit e muzikës së saj.
Trixa ka qenë banore në Big Brother VIP, ku mori vëmendje shumë të madhe për shkak të lidhjes me Donald Veshajn brenda shtëpisë.
Fatkeqësisht, kjo lidhje nuk zgjati shumë, pasi me të dalë nga BB VIP, Donaldi dhe Trixa u ndanë.
Komediani thuhet se është bashkuar me Bora Zemanin, por për këtë ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e tyre.
Gjithsesi, ne urojmë Trixën për më të mirat!/Prive.al
View this post on Instagram