Aurela flet për komentin e Adelina Ismajlit

By

Kampionja e Kënga Magjike sot ka gjetur kohë për ti kthyer përgjigje shumë urimeve që ka marrë për fitoren e festivalit.

Në llogarinë e saj në instagram Aurela Gaçe i ka kthyer përgjigje fjalëve të Adelinës ku shkruante: “Të rrallë janë ata që lindin për ti ndryshuar mendjen hyjnive. Urime gjigante. Të admirova çdo frymëmarrje”

Gaçe komplimenteve të Ismailit i ktheu me këto fjalë: “Nga Adelina Ismaili vjen një urim i tillë dhe unë ndihem e nderuar. Të falenderoj shumë artiste që ke thyer rregullat kur askush s’guxonte”

‘Akoma jo’ mori më shumë vëmendje pas fitores në festivalin Kënga Magjike.

Artikuj të ngjashëm